Lidhje

Trupat e koalicionit në periferi të Bagdadit - 2003-04-03


Forcat amerikane kanë pushtuar një pjesë të aeroportit të Bagdadit dhe po përgatiten të marrin nën kontroll një autostradë të madhe që çon në qendër të qytetit.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Alisha Ryu, që po udhëton me trupat amerikane, thotë se ushtarët kanë marrë nën kontroll një kryqëzim kryesor të dy autostradave kryesore paksa në jug të qytetit. Ajo thotë se të paktën një amerikan dhe një numër trupash irakiane u vranë gjatë avancimit për në qytet, ku forcat e koalicionit nuk kanë ndeshur në ndonjë rezistencë të fortë të Gardës Republikane. Korrespondentja thotë se forcat amerikane mund të marrin plotësisht nën kontroll aeroportin ndërkombëtar Sadam sot.

Një seri shpërthimesh të mëdha tronditën qendrën e Bagdadit dhe pjesën jugperëndimoe të qytetit pranë aeroportit sot në orët e para të ditës. Shpërthimet ngritën shtëllunga flakësh në errësirën e kryqytetit, ku mungon energjia elektrike që pas rënies së natës dje. Departamenti i Mbrojtjes thotë se nuk kishte vënë në objektiv rrjetin e energjisë elektirke. Ministri irakian i Informimit, Mohammed Said al-Sahhaf, pohoi se trupat amerikane janë tani në afërsi të Bagdadit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha dje se nuk do të bëhen tratativa me regjimin irakian. Disa vende kanë propozuar arritjen e një marrëveshjeje mes forcave të koalicionit dhe Irakut, por zoti Rumsfeld tha se i vetmi qëllim i saj është t’i jepet shpresë dhe të akomodohet regjimi i Saddamit.

Ndërkaq, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Richard Myers, tha dje se Shtetet e Bashkuara synojnë ta bëjnë regjimin irakian të pavlefshën, duke e izoluar atë në Bagdad dhe duke i hequr çdo mundësi që të komunikojë me popullin irakian.//ic//

XS
SM
MD
LG