Lidhje

Një shpërthim në Irakun verior shkakton vdekjen e 3 ushtarëve të koalicionit - 2003-04-04


Njoftohet se një automjet shpërtheu në një postbllok të forcave të koalicionit në Irak, duke shkaktuar vdekjen e 5 vetave, mes tyre edhe 3 ushtarë të koalicionit.

Në një deklaratë të komandës Qëndrore amerikane thuhet se shpërthimi ndodhi dje vonë afër një postbllok ushtarak rreth 18 kilometra në jug-perëndim të Digës Hadithah, e cila ndodhet gati 200 kilometra në veri-perëndim të Bagdadit.

Në deklaratën e komandës qëndrore thuhet se një makinë civile iu afrua postbllokut dhe një grua shtatzanë doli prej saj dhe filloi të thërriste. Kur ushtarët e koalicionit u afruan, makina shpërtheu, duke shkaktuar vrasjen e 3 ushtarëve dhe plagosjen e 2 të tjerëve. Nga shpërthimi u vranë edhe shoferi i makinës si dhe gruaja shtatzanë.//xh//

XS
SM
MD
LG