Lidhje

Kina dhe Rusia bëjnë thirje që t’i jepet fund menjëherë luftës në Irak - 2003-04-04


Kina dhe Rusia po bëjnë thirje që t’i jepet fund menjëherë luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, duke thënë se Kombet e Bashkuara duhet të jenë përgjegjëse për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore.

Zëvendës-ministri i Jashtëm i Rusisë Yuri Fedotov tha sot se të dy vendet ndjejnë një shqetësim të thellë lidhur me pasojat humanitare të luftës dhe se duan të vazhdojnë të punojnë me Kombet e Bashkuara për të arritur një zgjidhje diplomatike.

Zoti Fedotov foli me gazetarët në Pekin pas dy ditë bisedimesh me udhëheqësit kinezë. Ai i bëri komentet vetëm disa orë pasi Kongresi i Shteteve të Bashkuara caktoi një fond prej 80 miliardë dollarësh për të financuar luftën dhe propozoi që asnjë kompani në Rusi, Gjermani, Francë apo Siri të mos lejohet të marrë ndonjë pjesë të këtyre fondeve.

Këto katër vende janë shprehur më intensivisht kundër luftës. Edhe Kina e kundërshton luftën, por nuk është shprehur aq hapur.

Zoti Fedotov tha se Rusia dhe Kina po bashkojnë forcat për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike në Irak si dhe për të bërë të mundur që Kombet e Bashkuara të luajnë një rol qendror në të gjitha fazat e luftës, përfshirë edhe rindërtimin e pas-luftës.

//ze//

XS
SM
MD
LG