Lidhje

Afganistani ka njoftuar një plan tre-vjeçar çarmatimi - 2003-04-06


Afganistani ka njoftuar një plan tre-vjeçar për çarmatosjen dhe ri-përfshirjen në jetë normale të rreth 100 mijë luftëtarëve besnikë të udhëheqësve lokalë fisnorë.

Ministri i Çështjeve Urbane, Jusuf Pashtun, u tha gazetarëve sot në Kabul se realizimi i planit të rimobilizimit do të fillojë në muajin korrik. Zoti Pashtun tha se projekti do të jetë i vështirë, por i suksesshëm me mbështetjen ndërkombëtare.

Japonia, Kanadaja dhe Britania kanë premtuar më shumë se 120 milionë dollarë për këtë program. Ndërkohë, zyrtarë të Kombeve të Bashkuara po i heqin kufizimet e udhëtimeve për punonjësit e OKB-së në Afganistanin Jugor. Një zëdhënës u tha gazetarëve se trupat afgane, të mbështetura nga forcat e koalicionit dhe dhjetra policë nga provinca e Kandaharit, do të vendosin pika kontrolli dhe do të patrullojnë nëpër rajon.

//ze//

XS
SM
MD
LG