Lidhje

Një autokolonë me diplomatë rusë u ndodh në mes të zjarrit të forcave irakiane dhe atyre të koalicionit - 2003-04-06


Një reporter i televizionit rus, që po udhëtonte me autokolonën, e cila po transportonte ambasadorin rus dhe diplomatë të tjerë rusë drejt kufirit me Sirinë, tha se autokolona u ndodh në mes të zjarrit të forcave irakiane dhe atyre të koalicionit.

Reporteri Alexander Minakov tha se autokolona sapo kishte kaluar pozicionet irakiane në periferi të Bagdadit kur u gjënd në mes të zjarrit. Zoti Minakov tha se 3 diplomatë u plagosën. Ambasadori rus nuk u plagos.

Megjithatë, komanda Qendrore Amerikane në Katar tha se nuk ka asnjë provë që të tregojë se forcat e koalicionit kanë lidhje me sulmin ndaj autokolonës ruse. Me anë të një deklarate sot, ushtria amerikane thotë se kanë filluar hetime mbi këtë incident.

Ndërkaq, këshilltarja amerikane e sigurimit kombëtar Condoleezza Rice mbrriti në Rusi për bisedime që synojnë të ulin tensionet lidhur me luftën luftën në Irak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG