Lidhje

Incidenti në Irakun Verior shkakton vdekjen e një numri luftëtarësh kurdë - 2003-04-07


Zyrtarë të ushtrisë amerikane kanë filluar hetimet rreth një incidenti në Irakun Verior, në cilin thuhet se një numër luftëtarësh kurdë u vranë dhe u plagosën aksidentalisht nga zjarri i forcave të koalicionit.

Zyrtarë kurdë thonë se 18 kurdë humbën jetën dhe 45 të tjerë u plagosën dje, kur avionët amerikanë bombarduan gabimisht një autokolonë të përbashkët luftëtarësh kurdë dhe forcash speciale amerikane.

Në një deklaratë të sotme të Komandës Qendrore amerikane thuhet se sipas njoftimeve të para, në këtë incident që ndodhi në afërsi të Kalakutit, rreth 55 kilometra larg Moslulit, mund të jenë vrarë edhe një ushtar amerikan e një civil dhe mund të jenë plagosur e katër civilë të tjerë. Një korrespondent britanik që u plagos në këtë incident, tha se kishte numëruar 12 të vrarë, përfshirë amerikanë.

//rd//

XS
SM
MD
LG