Lidhje

Sekretari Powell dënon gjendjen e të drejtave të njeriut në Irak - 2003-04-07


Në mes të luftës për të rrëzuar regjimin brutal të Sadam Huseinit në Irak, Shtetet e Bashkuara publikuan raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Sekretari i shtetit, Kolin Pauëll, tha se objektivat e kësaj lufte janë nga më të lartat.

“Forcat amerikane dhe partnerët tanë të koalicionit, tha sekretari Powell, po luftojnë për të mbrojtur vendin tonë dhe mbarë botën nga kombinimi i rrezikshëm i një shteti të jashtëligjshëm, i armëve të shkatërrimit në masë dhe i terrorizmit. Në të njëjtën kohë, ne po çlirojmë popullin irakian nga një tirani mizore që ka treguar mungesë respekti për jetën e njeriut”

Sekretari amerikan i shtetit vuri në dukje se regjimi i Sadam Huseinit është një pasqyrim klasik i faktit se shtetet që dhunojnë pa mëshirë të drejtat e qytetarëve të tyre kanë prirjen të përbëjnë edhe kërcënimin më të madh për paqen ndërkombëtare: “Në të kundërtën, shtetet që demonstrojnë respekt në shkallë të lartë për të drejtat e njeriut ka shumë të ngjarë tëjapin ndihmesë të madhe për sigurnë dhe mirëqënien ndërkombëtare. Atje lulëzojnë ku të drejtat dhe liritë e njeriut, theksoi sekretari Powell, terroristët dhe tiranët nuk kanë vend dhe nuk mbretëron konflikti dhe kaosi”.

Krahas Irakut, raporti mbi të drejtat e njeriut mbulon 195 vende të tjera. Në disa raste, raporti citon përmirësime. Në dy vende të Lindjes së Mesme, Bahrain dhe Morok, vitin e kaluar u mbajtën zgjedhje të lira për herë të parë. Në Katar zgjedhjet janë planifikuar për këtë muaj.

Në shumë vende të tjera shkeljet serioze të të drejtave të njeriut vazhdojnë. Disa nga dhunuesit më të rëndë janë qeveritë e Kubës, Burmës, Iranit, Libisë, Koresë së Veriut, Turkmenistanit dhe Zimbabvesë. Dhe megjithë disa përmirësime, qeveria kineze vazhdon të jetë një nga dhunuesit kryesor të të drejtave të njeriut.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e njeriut në mbarë botën. Siç tha sekretari i shtetit, Kolin Pauëll, kjo është “pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

//rd//

XS
SM
MD
LG