Lidhje

Kalendari Historik 4 prill - 2003-04-07


Më 4 prill 1968, u vra nga një snajper në Memfis të shtetit Tenesi, Martin Luter Kingu. Doktor Kingu, udhëheqës i lëvizjes pa dhunë për të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe fitues i Çmimit Nobel të Paqes, ndodhej në Memfis për të përkrahur një grevë të punonjësve të shëndetësisë, të cilët ishin thuajse të gjithë zezakë. Ai po qëndronte pranë dhomës së tij të motelit kur u qëllua. Prej vitesh, Martin Luter Kingu kishte qënë objekt kërcënimesh. Në fjalimin që mbajti natën para se të vritej, ai u shpreh me këto fjalë:

“Sonte jam i lumtur dhe nuk më shqetëson asgjë, nuk kam frikë nga asnjë njeri. Sytë e mi kanë parë lumturinë e ardhjes së Zotit,” tha Dr. Kingu.

Personi që dyshohej për vrasjen e Martin Luter Kingut, James Earl Ray, u arrestua pas disa muajsh në Angli, pas kërkimit më intensiv të bërë ndonjëherë nga forcat amerikane të rendit. Në fillim ai e pranoi fajin por pastaj u tërhoq nga pohimi që bëri duke deklaruar se ishte viktimë e një konspiracioni. James Earl Ray vdiq në burg në vitin 1998 nga një sëmundje e mëlçisë. Vitet e fundit të jetës së tij ai kishte deklaruar se ishte i pafajshëm dhe kishte kërkuar me këmbëngulje që të rigjykohej.

Më 4 prill 1818, presidenti James Monroe nënshkroi një ligj për ndryshimin e flamurit amerikan. Ligji i ri sanksiononte që flamuri të kishte 13 shirita të kuq e të bardhë, sa ç’ishte edhe numri fillestar i shteteve amerikane. Po sipas ligjit, numri i yjeve do të ishte 20, sa numri i shteteve në atë kohë. Ligji parashikonte që flamurit t’i shtohej një yll për çdo shtet të ri që do t’i shtohej Unionit. Ideja për ndryshimin e flamurit i lindi kapitenit të marinës, Samuel Reed, i cili thoshte se duke u rritur numri i shteteve që i shtoheshin Unionit, dhe duke shtuar numrin e shiritave dhe të yjeve për çdo shtet të ri, flamuri do të ngarkohej së tepërmi. //ad//

XS
SM
MD
LG