Lidhje

Kosovë: Tre shqiptarë akuzohen për terrorizëm - 2003-04-08


Aktualisht në Gjykatën e Qarkut në Gjilan në Kosovën Lindore, pritet të fillojë një proces gjyqësor kundër tre shqiptarëve, që akuzohen për veprimtari terroriste në kuadër të Armatës Kombëtare Shqiptare. Sipas akuzës së përfaqësuar nga një prokurore ndërkombëtare, Armata Kombëtare Shqiptare, është grup i armatosur ekstremist që vepron në Kosovë dhe Maqedoni. Korrespondenti ynë Besim Abazi që po ndjek nga afër fillimin e këtoj procesi njofton se kjo është hera e parë që autoritetet ndërkombëtare pranojnë ekzistencën e AKSH-së në Kosovë, megjithëse prania e saj është mohuar deri tash nga UNMIK-u dhe KFOR-i. //ss//

XS
SM
MD
LG