Lidhje

Bush dhe Blair: OKB do të luaj një rol jetik në rindërtimin e Irakut - 2003-04-08


Presidenti Bush dhe kryeministri britanik, Tony Blair, thanë se Kombet e Bashkuara duhet të kenë një rol jetësor në rindërtimin e Irakut. Presidenti Bush u kthye dje në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi dy ditor me kryeministrin Blair në Irlandën e Veriut.

Megjithë njoftimet se zoti Bush do që Shtetet e Bashkuara të laujnë rolin kryesor, presidenti tha se Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë krah për krah koalicionit dhe do të marrin pjesë aktivisht në rindërtimin e Irakut.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha dje se Këshilli i Sigurimit do të vendosë lidhur me rolin e organizatës botërore në Irak, përveç përpjekjeve të zakonshme humanitare.

//ze//

XS
SM
MD
LG