Lidhje

Lufta në Irak dhe respektimi i ligjeve ndërkombëtare mbi konfliktin e armatosur - 2003-04-08


Rindërtimi i Irakut do të përfshijë edhe përpjekjet për të sjellë para drejtësisë ata persona që akuzohen për krime lufte. Administrata e presidentit Bush i ka akuzuar disa herë udhëheqësit irakianë se kanë shkelur ligjet dhe konventat ndërkombëtare mbi konfliktin e armatosur. Iraku e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Por tani zyrtarët e administratës po ndërmarrin hapa paraprakë për të krijuar një proces gjyqësor që do t’i sillte para drejtësisë personat e akuzuar për krime lufte.

Lufta ka rregullat e saj, që kanë si synim të mbrojnë civilët dhe të parandalojnë vuajtje të panevojshme për ushtarët. Pjesa më e madhe e tyre përfshihen në Konventën e Gjenevës të vitit 1949, e cila u ratifikua nga 190 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Irakun.

Zyrtarë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit iu përgjigjën dje (7 prill) pyetjeve të gazetarëve lidhur me Konventën e Gjenevës dhe trajtimin e robërve të luftës. Pierre-Richard Prosper është ambasador i Shteteve të Bashkuara për çështjet e krimeve të luftës në Departamentin e Shtetit. Ai thotë se regjimi i Irakut do të mbajë përgjegjësi për krime lufte kundër forcave të koalicionit, si dhe për krime kundër popullit irakian:

"Ne mendojmë se duhet të ketë kërkesë llogarie. Ne do të punojmë me popullin irakian për të krijuar një proces të udhëhequr nga Iraku, që do të vërë në vend drejtësinë për abuzimet që kanë ndodhur gjatë viteve.

Ambasadori Prosper beson se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën të ndjekin ligjërisht ata që kanë kryer krime kundër personelit ushtarak amerikan: "Ka një numër opsionesh që nga procesi ushtarak e deri tek gjykatat civile. Nga pikëpamja jonë, nuk është e nevojshme të ngrihet një gjykatë ndërkombëtare për shkeljet aktuale", thotë zoti Prosper.

Konventa e Gjenevës mbron edhe të drejtat e robërve të luftës. W. Hays Parks, ndihmës i posaçëm i Gjykatësit Ushtarak thotë se robërit irakianë të luftës po trajtohen si duhet: "Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit i kryejnë të gjitha operacionet në përputhje me ligjet e luftës" tha zoti Parks.

Ai shtoi se zyrtarët irakianë do të përgjigjen për veprimet e tyre ndaj robërve të luftës që u përkasin forcave të koalicionit.

//rd//

XS
SM
MD
LG