Lidhje

Beograd: Takim për bashkëpunimin ndërballkanik - 2003-04-09


Kryetarët e shteteve dhe qeverive nga 9 vende ballkanike u takuan në Beograd për të forcuar stabilitetin në rajon dhe për të hartuar një strategji zhvillimi rajonal.

Udhëheqësit në takimin e gjashtë vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, u shprehën sot se qëllimi i tyre kryesor është integrimi në Bashkimin Evropian. Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi u tha pjesëmarrësve se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk pranon justifikime ose mëdyshje.

Udhëheqësit diskutuan edhe për luftën kundër krimit të organizuar, drogave, trafikut të armëve dhe qënieve njerëzore. Po ashtu u diskutua edhe për tregëtinë e lirë rajonale, sistemin energjitik, transsportin dhe telekomunikacionin.

Në takim morën pjeës edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Këshilit të Evropës, dhe OSBE-së.

Në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore marrin pjesë Shqipëria, Bosnje Hecegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia e Mali i Zi dhe Turqia. Kroacia ka status vëzhguesi. //ad//

XS
SM
MD
LG