Lidhje

SHBA paralajmerojnë Sirinë dhe vende të tjera të mos prodhojnë armë të shkatërrimit në masë - 2003-04-09


Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Siria dhe vende të tjera duhet t’i shohin ngjarjet në Irak si një sinjal se prodhimi i armëve të shkatërrimit në masë nuk është ne interesin kombëtar të vendit të tyre.

Nën-sekretari amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, John Bolton, mbajti sot një konferencë shtypi, pasi u takua në Romë me zyrtarë të Vatikanit. Zoti Bolton tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se një numër qeverish, në periudhën e pas luftës, sipas fjalëve të tij, “do të nxjerrin mësimet e duhura nga Iraku, se përpjekjet për të zotëruar armë të shkatërrimit në masë, nuk janë në interesin kombëtar të këtyre vendeve”. Zoti Bolton përmendi në veçanti Sirinë dhe Iranin, dy vende, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë akuzuar se përpiqen të sigurojnë armë të shkatërrimit në masë.

Zoti Bolton, gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë eliminimin në mënyrë paqësore të programeve që synojnë prodhimin e armëve kimike, bërthamore dhe biologjike. Ai u bëri thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të krijojnë, siaps fjalëve të tij, “mundësi të reja” për paqen në atë rajon.

Zoti Bolton gjithashtu diskutoi sot me zyrtarët e Vatikanit në lidhje me përpjekjet humanitare për t’u ardhur në ndihmë viktimave të luftës në Irak.//lk //

XS
SM
MD
LG