Lidhje

Udhëheqësit e Shqipërisë përshëndesin Shtetet e Bashkuara për triumfin ndaj forcave shtypëse të Irakut - 2003-04-10


Pak orë pasi trupat amerikane përparuan, duke vendosur dje kontrollin mbi kryeqytetin e Irakut, Bagdad, kryeministri shqiptar Fatos Nano, me anë të një deklarate u shpreh se Presidenti amerikan Xhorxh Bush duhet përgëzuar për vendosmërinë e tij në udheheqjen koalicionit drejt këtij triumfi historik mbi forcat e represionit në Irak. Kreu i qeverisë shqiptare deklaron se shqiptarët janë krenarë që kanë dhën kontributin e tyre në kët përpjekje".

Kryeministri Nano thotë se Europa dhe bota një ditë do ta shohin këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme si një pikë kthese në histori. Ai, duke kujtuar zbarkimin e në brigjet e Normandisë gjatë luftës së dytë botërore tha se presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe kryeministri britanik Toni Bler i sollën lirinë popullit të shumëvuajtur të Irakut.

Shqipëria ishte ndër vendet që u rreshtua hapur përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën ndaj Irakut. Ajo i ofroi të gjitha hapesirat ajrore dhe territoriale, si dhe bazat e saj, ndersa një njësi komando është e gatshme të shkojë në Gjirin Persik. Kryeministri Fatos Nano deklaron se Shqiperia do të mbështes Shtetet e Bashkuara edhe në përpjekjet e tyre për të ndihmuar popullin irakian dhe për të rindërtuar Irakun.

Një ditë më parë Presidenti i republikës Alfred Moisiu, duke komentuar zhvillimet që pritet të pasojnë luftën, u shpreh:

“Diskutimi po bëhet lidhur me rolin e OKB dhe Shteteve të Bashkuara. Cili do të jetë roli i tyre dhe ndarja e punës. Vetë SHBA kanë theksuar se OKB do ketë pjesën e saj në rindërtimin e Irakut. Shqipëria në këtë rast i përmbahet vijës së saj dhe politikës së saj. Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara, duke konsideruar se u mënjanua një e keqe, për të evituar një të keqe më të madhe”, tha presidenti Moisiu.

Këto komente presidenti Moisiu i bëri dje në Beograd në përfundim të takimit të nivelit të lartë të Nismës së vendeve të Evropës Juglindore, pavarësisht se në deklaratën përfundimtare të këtij takimi theksi vihej në rolin parësor që duhet të kenë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit.// lk //

XS
SM
MD
LG