Lidhje

Qeveria e Maqedonisë zotohet se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionti dhe krimit të organizuar - 2003-04-10


Kryeministri maqedonas Branko Cervenkovski theksoi sot se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është në interesin kombëtar të vendit dhe theksoi se qeveria e tij do ta cojë deri në fund këtë betejë, pavarësisht nga problemet apo pengesat që dalin gjatë rrugës.

Zoti Cervenkovski, i cili foli në një forum për luftën kundër korrupsionit në dogana që po zhvillohet në Ohër, tha se qeveria e tij do të zhvillojë luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nënvizoi se kjo betejë nuk duhet të jetë e motivuar politikisht, ajo duhet të jetë e vërtetë dhe jo të mbetet thjesht deklaratë, por të jetë e plotë dhe jo e pjesshme.

Zoti Cervenkovski nënvizoi gjithashtu se ky është një process i vazhdueshëm gjatë të cilit duhet të bashkëpunojnë të gjitha institucionet e shtetit, se duhet të ketë një koncept të verifikuar për këtë dhe se kjo është cështje. për të cilën duhet të ketë konsensus politik dhe etnik.

Kryeministri maqedonas theksoi nevojën për mekanizma që duhet të krijohen për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shtoi se qytetarët e Maqedonisë janë të ndërgjegjësuar për problemin, dëshirojnë që ai të zgjidhet, dhe për këtë ka konsensus të plotë. Zoti Çervenkovski vuri në dukje se lufta kundër korrupsionit është jo vetëm përparësi e qeverisë, por edhe e qytetarëve.

Kryeministri konfirmoi se qeveria do të shqyrtojë strategjinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila është përgatitur dhe nënvizoi se suksesi në këtë cështje përcakton në një mënyrë, edhe vetë suksesin e qeverisjes së tashme të vendit.

Doganat, jo vetëm në Maqedoni, por në përgjithësi në vendet e rajonit, konsiderohen një pjesë mjaft e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zyrtarët më të lartë maqedonas, të cilët marrin pjesë në forum, theksojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në këtë vend dhe masat që duhet të merren kundër tyre janë vecanërisht të rëndësishme, sepse këto fenomene pengojnë zhvillimin e vendit dhe përfshirjen e tyre në proceset euro-integruese.

Po sot, parlamenti i Maqedonisë po debaton lidhur me emërimin e prokurorëve dhe zëvëndësprokurorëve të rinj publikë të vendit. Partia më e madhe opozitare shqiptare, PDSH e Arbër Xhaferrit ka kritikuar ashpër listën e ofruar, duke thënë se është diskriminuese për shqiptarët, ndërkohë që përbërësit e koalicionit qeveritar thonë se në të janë përfshirë më shumë shqiptarë se më parë.// lk //

XS
SM
MD
LG