Lidhje

Luftëtarët kurdë, të mbështetur nga forcat amerikane hynë në Kirkuk - 2003-04-10


Luftëtarët kurdë të mbështetur nga forcat speciale amerikane hynë në qytetin e pasur me naftë Kirkuk në veri të Irakut. Gazetarët që ndodhen me luftëtarët kurdë thonë se forcat irakiane që mbronin qytetin duket se u larguan pa luftime. Banorët e Kirkukut dolën nëpër rrugë duke brohoritur. Ka njoftime për plaçkitje në qytet. Luftëtarët kurdë kanë marrë në kontroll edhe qytetin Khanekin, në kufi me Iranin, rreth 100 kilometra në juglindje të Kirkukut. Luftëtarët kurdë po ashtu po i afrohen edhe Mosulit, qytetit më të madh në veri të Irakut.// lk//

XS
SM
MD
LG