Lidhje

Rusia do të tërheqë trupat e saj nga Ballkani brenda dy muajve të ardhshëm - 2003-04-10


Shefi i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Anatoly Kvashnin, deklaroi se Rusia së shpejti do të tërheqë trupat e saj nga Ballkani.

Gjenerali Kvashnin tha në një konferencë shtypi sot në Moskë se njësitë ruse do të largohen nga Ballkani brenda dy muajve të ardhshëm. Sipas njoftimeve të mjeteve ruse të informacionit, qeveria ka miratuar tashmë propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për tërheqjen e trupave nga forcat paqëruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Bosnje dhe Kosovë.

Gjenerali Kvashnin tha se Rusia shpenzon gati 27 milionë dollarë në vit për forcat e saj në Ballkan. Ai tha se këto fonde tani mund të përdoren për zhvillimin dhe stërvitjen e forcave të armatosura, dhe për qëllime të tjera.

//rd//

XS
SM
MD
LG