Lidhje

Mjekësi: SARS 111 të vdekur; Klonimi i njeriut i pamundur - 2003-04-11


Qeveria e Hong Kongut thotë se do të ndalojë udhëtimin në vende të tjera për çdo person që është ekspozuar ndaj sëmundjes vdekjeprurëse të rrugëve të frymëmarrjes, SARS.

Zyrtari më i lartë i Hong Kongut, Tung Chee-hwa thotë se qeveria e tij do ta sigurojë bashkësinë ndërkombëtare se nuk po e lejon sëmundjen të përhapet.

Ndalimi i udhëtimeve hyn në fuqi të hënën. 2 mijë e 700 vetë në gjithë botën janë prekur nga sëmundja që ngjan me pneumoninë dhe të paktën 111 vetë kanë vdekur. Rastet më të shumta kanë qenë në Kinë dhe Hong Kong.

Klonimi i njeriut i pamundur

Sipas zbulimeve të reja, klonimi njerëzor mund të jetë i pamundur. Studiuesit e Univeristetit të Pitsburgut thonë se të gjitha përpjekjet e kohëve të fundit për të klonuar majmunë nuk kanë dalë me sukses, sepse qelizat e klonuara të primatëve nuk ndahen njëlloj si ato të kafshëve të tjera, si lopët, derrat ose delet.

Njerëzit, ashtu si edhe majmunët janë primatë. Studiuesit thonë se zbulimi i tyre ngjall edhe më shumë dyshime mbi pretendimet e një sekti fetar se ka kryer eksperimente të suksesshme të klonimit njerëzor.// lk //

XS
SM
MD
LG