Lidhje

Forca të koalicionit hynë në Mosul - 2003-04-11


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se ushtarët irakianë në qytetin verior të Mosulit kanë rastin të dorëzohen në mënyrë paqesore. Sekretari Rumsfeld tha se Mosuli është gati të bier në duart e forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi se të enjten luftëtarët kurdë morën qytetin Kirkuk dhe rrëzuan dy statuja të Sadam Huseinit. Pentagoni thotë se forcat e ushtrisë së rregullt irakiane në pjesën veriore të vendit janë prania e fundit e rëndësishme ushtarake tokësore irakiane.

Pasi informoi ligjvënësit rreth zhvillimeve në Irak, Sekretari Rumsfeld u tha gazetarëve se disa trupa amerikane dhe forca kurde kanë hyrë në Mosul, pas shenjave se forcat irakiane po dorëzoheshin në atë zonë.

“Jam informuar, tha zoti Ramsfeld, se duket që forcat e rregullta irakiane në qytetin Mosul kanë rastin e volitshëm të dorëzojnë armët dhe nuk paraqesin më ndonjë kërcënim, kështu që forcat kurde dhe amerikane kanë filluar të hyjnë në qytet.”

Sekretari Rumsfeld tha se ky ka qenë një proces i organizuar shumë mirë dhe se forcat që po hyjnë në Mosul po mirëpriten nga banorët irakianët.

Mosuli, i cili aktualisht ndodhet në vijën e forntit verior, është qyteti i tretë i Irakut për nga madhësia, pas Bagdadit dhe Basrës, të cilët tashmë kanë rënë në duart e forcave të koalicionit.//xh//

XS
SM
MD
LG