Lidhje

Kalendari Historik 11 prill - 2003-04-11


Më 11 prill të vitit 1947, Jack Roosevelt Robinson luajti për herë të parë në një stadium të ligës profesionale të bejsbollit në qytetin New York, duke u bërë kështu afrikano amerikani i parë që luan në nivelin më të lartë të bejsbollit profesionist në Shtetet e Bashkuara. Jackie Robinson mori pjesë atë ditë në një ndeshje miqësore në stadiumin Ebbet Field, të ekipit Brooklyn Dodgers të New Yorkut. Jacki Robinson ka qenë yll i sportit në kolegj, para se të rekrutohej nga drejtori i klubit Dodgers, Branch Ricky. Robinsoni dëgjoi këshillën e zotit Ricky që përqeshjeve raciste nga disa lojtarë dhe spektatorë t’u përgjigjej nëpërmjet aftësisë së tij në fushë dhe jo me grushte. Jackie Robinson pati sukses dhe në këtë mënyrë ai hapi portat edhe për sportisë të tjerë afrikano amerikanë që të luanin në këtë ligë profesionale, e cila deri atëherë kishte vetëm lojtarë të racës së bardhë. Ai filloi të luante në ligën profesionale në vitin 1947 dhe doli në pension në vitin 1956, për t’u kushtuar më shumë kohë veprimtarive afariste, politike dhe të drejtave civile.”

Më 11 prill të vitit 1968, presidenti Lyndon Johnson nënshkroi ligjin që u garantonte të gjithë amerikanëve të drejtën e barabartë të strehimit. Sipas këtij ligji, mohimi i të drejtës së strehimit duke u mbështetur në racë apo përkatësi fetare, shikohej si krim federal. Ligji mbi të drejtën e strehimit ishte pjesë e programit federal të presidentit Johnson, që synonte sigurimin e të drejtave civile dhe të shkollimit si edhe uljen e shkallës së varfërisë në Shtetet e Bashkuara. //ad//

XS
SM
MD
LG