Lidhje

SHBA: udhëheqësit irakianë po përpiqen të arratisen - 2003-04-11


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se udhëheqësit irakianë po përpiqen të arratisen për në vende të tjera.

Një zëdhënës amerikan në Komandën Qendrore në Katar u tha sot gazetarëve se një listë e 55 zyrtarëve irakianë u është dhënë trupave të koalicionit.

Zëdhënësi tha se forcat speciale kanë marrë në kontroll postblloqet në dy pikë kalime kufitare të Irakut, njëra në kufi me Sirinë dhe tjetra me Jordaninë. Ekipet amerikane të operacioneve speciale kanë gjetur dhe asgjësuar 5 aeroplanë të vegjël të fshehur në afërsi të Tikritit që mund të përdoreshin nga zyrtarët për t’u arratisur jashtë vendit.

Dy ditë pas hyrjes së forcave amerikane në qendër të Bagdatit, vend ndodhja e Saddam Husseinit, e dy djemve të tij dhe e zyrtarëve të tjerë irakianë është ende e panjohur.//ii

XS
SM
MD
LG