Lidhje

Luftime përreth qytetit Tikrit - 2003-04-13


Forcat amerikane janë mbërthyer në luftime me trupat irakiane në periferi të Tikrit, qyteti i lindjes i presidentit të përmbysur, Sadam Husein, dhe baza e fundit e regjimit të tij. Sipas njoftimeve nga zona, në rrethinat e qytetit po zhvillohen luftimet të ashpra.

Një gazetar kanadez njofton se amerikanët ndërmorën sulmin e tyre të dielen në mbrëmje dhe se po përdorin një numër tankesh dhe helikopterësh.

Të dielen, komandanti i forcave të koalicionit në Irak, gjenerali amerikan, Tami Frenks, tha se marinsat amerikanë që veprojnë përreth qytetit Tirit gjetën gjallë shtatë ushtarë amerikanë që mbaheshin si robë lufte.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha se dy prej tyre kanë plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ushtarët, mes të cilëve është edhe një afrikano amerikane, por dërgohen me avion në Kuvajt.

Të afërm të ushtarëve thanë se ishin njoftuar zyrtarisht se ish robërit e luftës ishin të sigurt në duart e forcave amerikane. Disa i identifikuan të dashurit e tyre në pamjet televizive. Marinsat amerikanë i gjetën shtatë ushtarët ndërkohë që po marshonin nga Bagdadi për në Tikrit. Presidenti Bush e përshëndeti shpëtimin e shtatë ushtarëve, duke thënë se kjo ishte një ditë e lume.

Në pamje e para të transmetuara sot drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv CNN, shihen autoblinda dhe baza ushtarake të braktisura përgjatë rrugës që çon në Tikrit, por jo trupa irakiane.

Një ekip i rrjetit CNN që po udhëtonte për në Tikrit, u ndal nga persona të armatosur dhe u urdhërua të kthehej prapa. Më pas, ndërkohë po largohej nga qyteti, ndaj ekipit televiziv u hap zjarr me armë automatike.//xh//

XS
SM
MD
LG