Lidhje

Policia irakiane po patrullon me trupat amerikane në Bagdad - 2003-04-14


Policia irakiane dhe trupat amerikane po patrullojnë së bashku në rrugët e Bagdatit për të rivendosur rendin pas disa ditë plaçkitjesh. Qindra policë irakianë u kthyen të hënën në punë në Bagdat duke iu përgjigjur thirrjeve të koalicionit për ndihmë në ruajtjen e paqes.

Bagdati dalngadalë po i kthehet gjendjes normale. Autobusët po lëvizin dhe kanë rifilluar bllokimet e trafikut ndërkohë që filluan të kthehen irakianët që u larguan nga kryeqyteti gjatë bombardimeve të koalicionit.

Janë rihapur gjithashtu një pjesë e dyqaneve. Zyrtarët amerikanë po përpiqen t’i rikthejnë në punë irakianët në disa nga sektorët kryesorë. Krahas policëve, janë regjistruar për të kërkuar punë edhe punonjësit e shëndetësisë si dhe ata të ministrive të ujit dhe të energjisë elektrike.

Në Irakun jugor, forcat britanike dhe banorët e Basrës po përpiqen të rivendosin rendin në qytetin e dytë më të madh të vendit. //kk//

XS
SM
MD
LG