Lidhje

Armata Kombëtare Shqiptare merr përgjegjësinë për një shpërthim në Kosovën veriore - 2003-04-14


Armata Kombëtare Shqiptare, një formacion i njohur nëpërmjet një faqeje interneti, ka marrë përsipër përgjegjësinë për një shpërthim, që ndodhi dy ditë më parë në në vendin e quajtur Lozishte afër komunës së Zveçanit në Kosovën Veriore, ndërkaq zyrtarët e policisë në Kosovë pohojnë se nuk kanë njohuri për veprimin e një organizate të tillë. Në kumtesën e ASH-së, thuhet se “forcat e posacme të Divizionit "Adem Jashari", kanë hedhur në erë urën metalike hekurudhore që lidhë këtë pjesë të okupuar shqiptare me Beogradin.

Mitrovica është truall shqiptar dhe nuk do të lejohet që ajo të mbahet ende e okupuar nga serbët. AKSH ka vendosur që t'i ndërpresë të gjitha lidhjet e trojeve shqiptare me Beogradin”, thuhet në kumtesë në të cilën njoftohet se në këtë aksion kanë mbetur të vrarë ne krye të detyrës dy luftëtarë të lirisë të AKSH-së. Është kjo hera e parë që kjo organziatë, merr përgjegjësinë për veprime në Kosovë.

Zyrtarët e policisë thanë se nuk kanë dëshmi që do të mbështesnin pohimet e AKSH-së. Zëdhënësi i policisë Barry Fletcher tha se ura është dëmtuar rëndë nga shpërthimi, por nuk dihet se kush e ka bërë dhe as cilat mund të jenë motivet e këtij veprimi. Ai tha se “policia ka gjetur trupin e pa jetë të një viktime që ishte shumë e dëmtuar nga shpërthimi, meqë duket se ishte në afërsi të vendit të mgjarjes”. Ai i bëri thirrje Armatës Kombetare Shqiptare që të bëjë të ditur emrat e viktimave që përmenden ne kumtesë në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi dhe të njoftohen familjet e tyre. Por, ai sërish mohoi që policia të ketë informacione për praninë e AKSH-së në Kosovë.

Javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan filloi një process gjyqësor kundër tre shqiptarëve të komunës së Vitisë në Kosovën Lindore, të akuzuar për vepra terrorsite si pjestarë të Armatës Kombëtare Shqiptare, të cilën prokuroria e ka cilesuar si organizatë ekstremiste që vepron në Kosovë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë //ss//

XS
SM
MD
LG