Lidhje

Kina bën thirrje për të marrë masa më intensive ndaj SARS-it - 2003-04-14


Presidenti kinez tha se është shumë i shqetësuar për virusin vdekjeprurës SARS që prek rrugët e frymëmarrjes, i cili me sa duket e pati origjinën nga Kina dhe është përhapur tani në të gjithë botën.

Presidenti Hu Gjin Tao foli sot për herë të parë publikisht rreth kësaj çështjeje gjatë një vizite që u bëri objekteve shëndetësore në provincën jugore të Guang Dungut.

Sipas Agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, ai tha se zyrtarët duhet të bëjnë gjithçka është e mundur për të ndalur përhapjen e sëmundjes, e cila ka shkaktuar vdekjen e të paktën 64 vetave në Kinë.

Në Hong Kong, sot u njoftua për 7 vdekje të tjera nga virusi që i ngjan pneumonisë, duke e çuar në 47 numrin e të vdekurve nga kjo sëmundje.

//rd//

XS
SM
MD
LG