Lidhje

Masa sigurie në Athinë - 2003-04-15


Autoritetet greke kanë vendosur masa të rrepta sigurie në gjithë Athinën, në prag të takimit të Bashkimit Evropian. 10 vende kandidate pritet të nënshkruajnë nesër traktatet e pranimit.

Zyrtarët greke thonë se mbi 10 mijë policë po vendosen në kryeqytetin grek për të mbrojtur personalitetet e huaja. Në ceremoni pritet të marrin pjesë udheheqës dhe përfaqësues të larte nga 40 vende. Nënshkrimi do ti hapë rrugën zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cuar numrin e vendeve anetare nga 15 ne 25, në maj te vitit te ardhshëm.

Në takime do të diskutohet gjithashtu edhe për projekt-kushtetutën e Bashkimit Evropian. Ndër veprimtaritë kryesore do të jetë edhe një takim në Akropolin 2 mijë e 500 vjecar. Akropoli do të jetë i mbyllur për publikun deri të enjten pasdite. Kundërshtaret e luftës në Irak, kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë protesta.

//rd//

XS
SM
MD
LG