Lidhje

Tiranë: Debate të ashpra në parlament mbi Raportin e Komisionit Evropian - 2003-04-15


Parlamenti shqiptar do të vazhdojë edhe të martën debatin mbi raportin e Komisionit Evropian. Punimet e tij u ndërprenë të hënën në mesnatë pas diskutimesh të shumta, një pjesë e mirë e të cilave u kthyen në shkëmbim akuzash ndërmjet pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit ka bërë përgjegjëse qeverinë për kritikat e ashpra të Komisionit Evropian ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Ndërsa Kryeministri Fatos Nano, nga ana e tij, rreshtoi një seri reformash, që ai thotë se janë ndërmarrë dhe po përgatiten për t’iu përgjigjur standarteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. //az//

XS
SM
MD
LG