Lidhje

Athinë: Vendet kandidate nënshkruajnë traktatin e pranimit në BE - 2003-04-16


Në Athinë, përfaqësues të 10 vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nënshkruan traktatin e pranimit në këtë organizatë ndërkohë që kundërshtarët e luftës në Irak u përleshën me policinë.

Kryeministri grek Kostas Simitis, vendi i të cilit është kryetar radhe i Bashkimit Evropian, i përshëndeti pjesmarrësit në ceremoninë e nënshkrimit të dokumentit që u zhvillua sot në këmbë të Akropolit.

Ndërkohë, mijëra demonstrues kundër luftës u përleshën nëpër rrugë me policinë. Demonstruesit hodhën bomba me benzinë në drejtim të policëve, të cilët u kundërpëgjigjën me gaz lotsjellës.

Traktatet e pranimit u nënshkruan nga Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia. Zyrtarisht këto vende do të hyjnë në Bashkimin Evropian në maj të vitit të ardhshëm.//kk//

XS
SM
MD
LG