Lidhje

Forcat amerikane po punojnë me irakianët për të rifilluar furnizimin me energji elektrike dhe ujë - 2003-04-18


Ndërsa pjesa më e madhe e luftimeve në Irak është përqendruar tani në shtypjen e grupeve të rrezistencës, Komanda Qendrore amerikane thotë se objektivi i saj është përmirësimi i kushteve të nevojshme për një Irak të lirë dhe të qendrueshëm.

Gjeneral brigadieri, Vincent Brooks, tha dje se forcat amerikane po punojnë së bashku me irakianët për të rifilluar furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Inxhinerët parashikojnë se centrali më i fuqishëm i qytetit do të fillojë nga puna shumë shpejt. Gjnerali Brooks tha se pa energji elektrike, uji dhe shërbime të tjera do të mungojnë për shumicën e irakianëve.

Ndërkaq, zyrtarët amerikanë kanë në plan të hetojnë vëllanë e Saddam Husseinit, Barzan Ibrahim Hasan al-Tikritin. Forcat amerikane që e kapën atë të mërkurën, në Bagdad, thonë se zoti al-Tikriti kryesonte agjencinë e zbulimit që kryente ekzekutimet e kundërshtarëve të Saddam Husseinit.//ic//

XS
SM
MD
LG