Lidhje

Urdhër arresti për gruan e Sllobodan Millosheviçit - 2003-04-18


Autoritetet në Beograd lëshuar edhe urdhër tjetër arresti për gruan e ish presidentit jugosllav, Sllobadan Millosheviç. Autoritetet thanë sot se e lëshuan urdhër arrestin pasi Mirjana Markoviç nuk u paraqit këtë javë në një seancë gjyqësore lidhur me akuzat për shpërdorim pushteti gjatë regjimit të bashkëshortit të saj, zotit Millosheviç.

Zyrtarë të gjykatës së Beogradut thanë se kjo është hera e dytë që ajo nuk paraqitet në gjyq. Prokurorët kërkojnë ta marrin në pyetje zonjën Markoviç edhe në lidhje me vrasjen në vitin 2 mijë të ish presidentit serb, Ivan Stambolliç, trupi i të cilit u zbulua muajin e kaluar.

Policia serbe lëshoi urdhrin e parë të arrestit për zonjën Markoviç më 4 prill. Mendohet se zonja Markoviç ndodhet në Rusi dhe nuk është e qartë nëse ajo është në dijeni për urdhër arrestin. Ajo ka hedhur poshtë akuzat se kishte gisht në vrasjen e zotit Stambolliç.

Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti për djalin e zonjës dhe zotit Millosheviç, Marko Millosheviçin, i cili iku nga Serbia menjëherë pas përmbysjes së babait të tij në tetor të vitit 2 mijë, dhe mendohet se ndodhet i fshehur në Rusi.

//rd//

XS
SM
MD
LG