Lidhje

Televizioni arab transmeton pamje të Sadam Huseinit pas rënies së Bagdatit në duart e koalicionit - 2003-04-18


Televizioni arab transmetoi pamje që tregojnë Sadam Huseinin në rrugët e Bagdatit, ditën kur qyteti ra në duart e forcave të koalicionit.

Televizioni Abu Dabi thotë se pamjet janë xhiruar më 9 prill, dy ditë pas sulmit amerikan me bomba në një ndërtesë të Bagdatit, ku zyrtarët e zbulimit mendonin se ndodheshin Sadam Huseini dhe dy djemtë e tij. 9 prilli ishte gjithashtu dita kur tanket amerikane hynë në qendër të Bagdatit dhe irakianët rëzuan statujën e Sadamit. Nuk mund të konfirmohet nga burime të pavarura se kur është xhiruar vidioja, apo nëse në të është vërtet udhëheqësi irakian.

Televizioni Abu Dabi thotë se e siguroi vidion sot nga një burim irakian. Stacioni thotë se vidioja është regjistruar në lagjen al-Azamiyah, zonë e banuar kryesisht nga besnikë të Sadam Huseinit. Personi që duket si Sadam Huseini shihet duke përshëndetur një turmë të gëzuar në rrugët e qytetit. Ai është i veshur me uniformë ushtarake dhe beretë dhe përkrah tij ecë një person që duket si djali i tij Kusei.

//rd//

XS
SM
MD
LG