Lidhje

Ushtarët amerikanë gjejnë miliona dollarë në një lagje të Bagdadit - 2003-04-19


Dy rreshterë të ushtrisë amerikanë që po kërkonin një sharrë për të prerë ca degë pemësh, zbuluan në fakt një thesar në një lagje luksoze të Bagdadit, ku më parë banonin anëtarë të regjimit të Saddam Husseinit.

Rreshterët hasën dy ndërtesa të vogla pa dritare rrethuar me pemë të lulëzuara dhe trëndafila në një pronë luksoze. Nga kureshtja, ata rrëzuan derën e ndërtesës së parë dhe zbuluan brenda një shpellë të Aladinit ku kishte miliona dollarë në kartmonedha 100 dollarëshe.

Paratë, që kapnin shumën 160 milionë dollarë, ishin radhitur me kujdes në kuti metalike.

Në shtëpinë e dytë, dy rreshterët zbuluan diçka të ngjashme. Ata gjetën 40 kuti të tjera metalike, secila me nga rreth 4 milionë dollarë. Shuma e parave të fshehura aty ishte po ashtu rreth 160 milionë dollarë.

Pas zbulimit të djeshëm, u kontrolluan gjithë natën ndërtesat e braktisura në atë lagje. Deri në agim, ushtarët amerikanë kishin gjetur 84 kuti të tjera me para duke e çuar shumën e gjetur në më shumë se 650 milionë dollarë. //kk//

XS
SM
MD
LG