Lidhje

Ushtarët izraelitë vrasin një gazetar palestinez - 2003-04-19


Një gazetar palestinez që punonte për agjencinë e lajmeve Associated Press u vra nga ushtarë izraelitë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Gazetarë të tjerë thonë se ushtarët hapën zjarr drejtpërdrejt kundër grupit të korrespondentëve që po filmonin përleshjet e sotme të ushtrisë me të rinjë palestinezë që qëllonin me gurë.

Kameramani 45 vjeçar, Nazeh Daruazeh, u qëllua në kokë dhe vdiq aty për aty. Gazetarë të tjerë thonë se zoti Daruazeh kishte veshur një jelek të verdhë, me fjalën Press të shkruar shumë qartë në të.

Ushtria izraelite thotë se ka filluar hetimet rreth këtij incidenti. Shoqata Gazetarët pa Kufij thotë se zoti Daruazeh është gazetari i katërt që vritet gjatë dy viteve të fundit duke mbuluar dhunën izraelito palestineze.//kk//

XS
SM
MD
LG