Lidhje

Shkodër: Marshim paqeje për t’i thënë “mjaft” gjakmarrjes - 2003-04-19


Dhjetra te rinj dhe intelektuale nga Shkodra, Tirana dhe disa rrethe te tjera te Shqiperise marshuan të shtunën ne mesdite, per me shume se nje orë, nëpër rrugët qendrore të qytetit të Shkodrës në marshimin e paqes per t’i thene “mjaft” gjakmarrjes.

Marshimi është pjesë e një numri veprimtarish që po zhvillohen prej disa javësh në të gjithë vendin nga Lidhja e të rinjve të Ballkanit dhe Organizata kombëtare e debatit, të cilat kanë shpallur lëvizjen qytetare MJAFT. Përmes kësaj levizjeje,të rinjtë shqiptarë synojne te nxisin opiinionin qytetar per të luftuar fenomene të tilla si korupsioni, krimi, droga, gjakmarrja, papunesia, varferia, demtimi i mjedisit dhe shume dukuri të tjera, që vazhdojnë të shqetesojnë qytetarët shqiptarë.

Duke folur në takimin që i parapriu marshimit paqësor kundër gjakmarrjes, përfaqesuesi i fushatës MJAFT, Erion Velia tha se, eshte e rëndesishme që vetë qytetarët shqiptarë të bashkohen per të bërë ndryshimin, duke i thënë MJAFT gjakmarrjes.

“Arsyeja qe kemi thirrur disa njerez nga Tirana dhe nga rrethet e tjera është për të treguar se gjakmarrja është një problem që na shqetëson të gjithëve. Duam apo jo, na prek të gjithëve si shqiptarë dhe nuk është thjesht një problem provincial. Dhe sikur të arrijme kete me anen e dites se sotme, ky do te ishte nje sukses i vertete”, tha ai..

Edhe politikani dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Sabri Godo u shpreh për më shumë solidaritet njerëzor kundër plagës së gjakmarrjes.

“E vlen që të gjithë ne të bëjmë ç’është e mundur.Dhe ta bejme vetë, e jo duke pritur që të levizë qeveria, e cila ka mendje dhe punë te tjera. Po te perpiqemi vetë, si njerëz dhe si shqiptare, që me të vërtetë të heqim nga shpatullat e popullit këtë barrë të tmerrshme te gjakmarrjes”, tha zoti Godo.

Situata e gjakmarrjes në Shqipëri është mjaft konfuze.Shoqata te shumta joqeveritare japin shifra të ndryshme dhe shpesh kontradiktore në lidhje me numrin e vrasjeve për motive të gjakmarrjes apo numrin e familjeve të prekura nga ky fenomen.

Në disa raste, edhe krimet e zakonshme janë përfshirë në listën e krimeve për motive të gjakmarrjes.

Kritika ka patur edhe në drejtim të policisë pasi është vërejtur se në disa raste, per t’ju shmangur përgjegjësive, disa krime të renda policia i ka përfshirë në listen e krimeve për motive gjakmarrjeje.

Ndërsa fushata MJAFT synon ndërgjegjësimin e opinionit kundër gjakmarrjes, një lëvizje tjetër, e nxitur ne fillim te vitit nga Caritasi shqiptar, po punon per mbajtjen e Kuvendit te Pajtimit.Ky kuvend synon të kerkoje nga strukturat shtetërore, në veçanti ato të policise dhe drejtësisë, që të luftojnë dhe ndëshkojnë krimin dhe autorët e vrasjeve, si rruga më e efektshme për parandalimin e vetgjyqësisë dhe gjakmarrjes.

XS
SM
MD
LG