Lidhje

Ku është Sadam Huseini? - 2003-04-21


Ku është Sadam Huseini? Është gjallë apo ka vdekur? Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ai është shëndosh e mirë, por i fshehur si frikacakët diku nëpër tunele në përpjekje për t’i shpërtuar kapjes.

Një gjë është e sigurt: Sadam Huseini nuk është më në kontroll në Irak. Për sa i përket popullit irakian, ditët e dikatatorit kanë marrë fund.

Më 9 prill, njerëzit në gjithë botën shikuan pamje televizive të shkatërrimit të një statuje 6 metra të lartë të Sadam Huseinit në qendër të Bagdadit. Me ndihmën e marinsave amerikanë, irakianët rrëzuan statujën, pastaj filluan të vallëzonin dhe të godisnin copat e statujës së thyer. Nëpër lagjet e Bagdadit, irakianët thërrisnin: Nuk ka tjetër vetëm një Zot dhe Sadam Huseini është armik i Zotit.

Ka ngjarje, theksoi zoti Ramsfeld, që përcaktojnë kursin e një vendi, fatin e një populli e mundësisht edhe të ardhmen e një rajoni.

“Sadam Huseini po zë vendin që i takon përkrah Hitlerit, Stalinit, Leninit dhe dikatorit rumun, Nikollai Çauseskut në panteonin e diktatorëve mizorë e të dështuar. Populli i Iakut është në rrugën drejt lirisë”, tha sekretari Ramsfeld.

Liria dhe siguria për popullin irakian nuk do të fitohen brenda ditës dhe pa përpjekje të mëdha. Mirëpo, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do ta përfundojë punën që ka filluar. Koalicioni do të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të vënë përgjegjësitë qeveritare në duart e një administrate kalimtare të përbërë nga irakianë brenda dhe jasht vendit. Autoriteti i përkohshëm do të shërbejë derisa një qeveri e re të zgjedhet nga vetë populli irakian. “Ne, tha presidenti Bush, do të sigurojmë realizimin e këtyre objektivave. “Një Irak i lirë do të qeveriset nga ligjet dhe jo nga një diktator. Një Irak i lirë do të jetë paqesor dhe jo mik i terroristëve apo kërcënim dhe rrezik për vendet fqinje. Një Irak i lirë do të heqë dorë nga të gjitha armët e tij të shkatërrimit në masë. Një Irak i lirë, theksoi Presidenti Bush, do të hyjë në rrugën e demokracisë“. “Shija e lirisë, tha Presidenti Bush, është e pashuar”. //rd//

XS
SM
MD
LG