Lidhje

Sadam Huseini është gjallë dhe vazhdon të qarkullojë brenda Irakut - 2003-04-21


Udhëheqësi i Kongresit Kombëtar Irakian, Ahmed Çelebi, thotë se Sadam Huseini është gjallë dhe vazhdon të qarkullojë brenda Irakut.

Ish udhëheqësi i opozitës irakiane në mërgim tha se ka marrë informacione rreth Sadam Huseinit dhe të dy djemëve të tij, por lëvizjet e tyre ai i ka mësuar vetëm 24 orë pasi ata janë parë në një zonë të caktuar. Zoti Çelebi thotë se grupi i tij do të punojë për të siguruar më shumë informacion rreth vendndodhjes së udhëheqësit të përmbysur irakian.

Zoti Çelebi tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara nuk gëzojnë ndonjë besueshmëri të madhe në Irak dhe se ato duhet të luajnë vetëm rol të kufizuar në ndihmën për rindërtimin e vendit. Ai tha përsëri se nuk ka në plan të përpiqet të sigurojë ndonjë pozitë politike në qeverinë e re të Irakut. Zoti Çelebi, i cili u largua nga Iraku në vitin 1958, u kthye në Bagdad javën e kaluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG