Lidhje

Shkodër:Diskutohet çështja e energjisë - 2003-04-21


Ministri i energjitikës, Viktor Doda, tha sot gjatë një takimi të zhvilluar në Shkodër se për shkak të mospagese së energjisë edhe ndërprerjeve të saj,po demtohet popullata,biznesi dhe vetë koprporata elektroenergjetike. Ministri Doda tha se bashkërisht me të zgjedhurit vendor të Shkodrës po marrin masa për të permiresuar gjendjen.Ai shtoi se tani është përmirësuar situata energjitike në Shqipëri,pos shtoi se disa rrethe vazhdojnë të kenë tregues të ulët të pagesës së energjisë.

Situata e furnizimit me energji elektriktrike në rajonin e Shkodrës vazhdon të jetë problematike,u tha sot në takimin e zhvilluar në mjediset e prefekturës së Shkodrës mes zyrtarëve vendor, ministrit të energjitikës dhe drejtorit të korporatës elektroenergjitike shqiptare.Shkodra vazhdon të furnizohet me rreth 7 deri në 8 orë energji elektrike në ditë,ndërkohë që faturat e energjisë paguhen vetem në masen 7 perqind.

Ministri i energjitikës,Viktor Doda tha se kjo situtë nuk mund të vazhdojë më gjatë, pasi po demtohet jo vetëm popullata ,por edhe biznessi vendas si dhe korporata elektroenergjitike.

Qendrimi që mbajtëm bashkërisht ishte ky: që nesër do të paraqesim një skenar tjetër për Shkodrën,duke menduar që ta qojmë Shkodren drejt normalitetit në furnizimin me energji elektrike. Dhe, paralelisht me këtë, do të veprojmë me të gjithë mjetet që na jep ligji për të grumbulluar paratë,duke filluar që nga punonjesit buxhetore, që në Shkodër nuk janë të pakët por që nuk paguajnë,nga biznesi dhe gjithë strukturat përkatëse.

Ministri i energjitikes Viktor Doda u shpreh për një përmirësim të situatës hidroenergjitike në Shqipëri.Por ai shtoi se, disa rrethe të vendit,perfshirë edhe rrethet veriore,vazhdojnë të mos e paguajne eneregjine e perdorur.Ai fajesoi për këtë edhe vetë strukturat e KESH-it,të cilat tha se nuk kanë qenë të vendosura për të kryer detyren që u ngarkon ligji.

Situata energjitike e vendit është e përmiresuar.Ne kemi rezerva energjitike në Fierzë më shumë se çdo vit tjeter.Kemi të garantuar edhe importin e energjisë me të gjithë kërkesat ,gjë që është parashikuar edhe në buxhetin e shtetit. Por e keqja kryesore vjen nga disballanca që është krijuar në disa rrethe,siç është Shkodra dhe disa rrethe të Veriut,që pagesen e energjise e kanë në nivele mjaft të ulëta.

Nderkohë,drejtuesit e partisë demokratike ne Shkodër,gjatë një konference për shtyp të mbajtur po në mesditë,u shprehen mosbesues për rezultatet e takimit mes drejtuesve të ministrisë së energjitikes, Keshit dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Sipas tyre,takime të ngjashme janë zhvilluar edhe më parë, po pa mundur të ndryshojë gjëndjen.Drejtuesit e partise demokratike paralajmeruan fillimin e protestave,nëse situata e furnizimit me energji ,nuk do të permiresohet me shpejtësi. //ss//

XS
SM
MD
LG