Njoftohet se një shkencëtar irakian, i cili ka punuar për më shumë se dhjetë vjet në programin e armëve kimike të këtij vendi, u tha ushtarakëve amerikanë se Iraku i shkatërroi armët kimike dhe laboratorët për armë biologjike muajin e kaluar, vetëm pak ditë para se të fillonte lufta.
Në numrin e saj të sotëm, gazeta Nju Jork Tajms njofton se shkencëtari tregoi vendet ku janë groposur agjentë kimike të nevojshme për prodhimin e armëve të ndaluara.
Njoftohet se shkencëtari irakian, i cili nuk është identifikuar, u tha ekspertëve amerikanë se Iraku ka dërguar fshehurazi në Siri armë dhe teknologji, dhe se regjimi i Sadam Huseinit ka bashkëpunuar me rrjetin terrorist al-Kaida.
//rd//