Lidhje

Tiranë: Arrestohet shefi i Policisë së Rinasit - 2003-04-21


Shefi i komisaritit të Policisë së Rinasit Enriko Sulejmani u arrestua mbreme nën akuzën e favorizimit të trafikut të emigrantëve klandestinë. Së bashku me Sulejmanin, nën pranga përfunduan edhe dy vartës të tij si dhe një pčersona i katërt i cili mendohet të ketë patur rolin e ndërmjetësit. Arrestimet e firmosura nga prokuroria u bënë pas zbulimit të një linje trafiku mes Tiranës dhe Beogradit.

Brenda një harku të shkurtër kohe gjatë itës së djeshme, pozita e Enriko Sulejmanit, kreut të plicisë së aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri, është tronditur disa herë. Pak para mesditës është detyruar fillimisht të lirojë zyrën e tij. Drejtori i Përgjithshëm i policisë shqiptare i ka komunikuar urdhërin e shkarkimit të firmosur nga ministri i Rendit Luan Rama.

Në mbrëmje, pasi gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, Sulejmani ka përfunduar në pranga. Bashkë me të, kan kaluar natën e parë në qeli edhe dy vartës të tij, kryekontrollori Dorian Muça dhe kontrollori Eqerem Disha. Dy personat të cilët që në fillim kishin pohuar se urdhërin për të lejuar kalimin e disa udhëtarëve me dokumenta jo të rregultta e kishin marrë nga shefi i madh i tyre.

Përveç policëve, është arrestuar dhe një person i katërt, i cili mendohet të ketë luajtur rolin e ndërmjetësit, për të ndihmuar emigrantët klandestinë për të udhtuar lirisht drejt Beogradit. Por pikërisht autoritetet serbe kanë penguar udhëtimin e mëtejshëm. Javën e shkuar 7 persona u kthyen pas, për shkak të dokumentacionit jo të rregullt. Kjo ngjarje shkaktoi mjaft zhurmë në Shqipëri, sidomos për shkak të masave fillimisht kontradiktore që u morrën ndaj funksionarëve të policisë. Sulejmani u rikthye në postin e tij ndërsa për dy kontrollorët gjykata vendosi detyrimin për paraqitje në prokurori. Pas kësaj ministri i Rendit ngriti një grup hetimor, duke bërë që më pas të vendoste shkarkimin e drejtuesit të policisë së aeroportit.

Me bllokimin e lëvizjeve të motoskafeve në det, trafiku si i kalndestinëve ashtu dhe i drogës është përqëndruar tashm në porte dhe aeroporte. Sot policia italiane sekuestroi në portin e Barit një sasi prej 16 kilogram heroinë. Sasia e madhe e drogës së fortë iu gjet një shtetasi italian i cili ishte nisur nga porti shqiptar i Durrësit. Ndërsa në fundjavë, policia shqiptare zbuloi disa qindra kilogram bimë narkotike të fshehura në një vend të braktisur në gadishulin e Karaburunit pranë Vlorës. //ss//

XS
SM
MD
LG