Lidhje

Maqedonia: Cila do të jetë e ardhmja e saj? - 2003-04-21


Ne Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare, partia me e madhe shqiptare e opozites, ka ngrire veprimtarine e saj politike, pas doreheqjes qe dhane kryetari i saj Arber Xhaferri dhe nenkryetari Menduh Thaci. Ata thone se idete e tyre politike jane ne kundershtim me programin e partise. Me konkretisht, ata ngulin kembe se perpjekjet per krijimin e nje shteti shumeetnik ne Maqedoni kane shkuar kot dhe se shtetet njeetnike jane me rezistente. Partia Demokratike Shqiptare ka terhequr grupin e deputeteve nga parlamenti. Nga ana e tij, kryetari i partise me te madhe maqedonase te opozites, ish kryeministri Lubco Georgievski ka kerkuar ndarjen territoriale te Maqedonise. Keto deklarata e kane nderlikuar gjendjen politike ne kete vend dhe per keto probleme në emisionin Ditari zhvilluam nje bisede me dy analiste, Milaim Fejziu, kryetar i Forumit Demokratik per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut dhe Veton Latifi, analist i Institutit per Raportimet e Luftes dhe te Paqes.

Zoti Fejziu dy blloqe politike dalin publikisht me tezën se shtetet shumëetnike nuk funksionojnë. Sa mbështetje gjen kjo tezë në Maqedoni?

Milaim Fejziu: Mendoj se dalja në skenë e këtyre tezave të reja, unë do të kisha thënë tezave të vjetra, sepse edhe më parë ka patur qasje qoftë në mënyrë direkte, qoftë indirekte me teori te tilla. Megjithatë krahas obsioneve të qeverisë aktuale të harmonizuar në marrëveshjen e Ohrit, për ardhmëninë e Maqedonisë, tani përsëri nxjerrin në shesh obsione të vjetra ose të reja që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Mendoj se subjektet nga vijnë këto obsione janë në një krizë të thellë politike për dy arsye: e para janë subjekte që humbën zgjedhjet e fundit parlamentare dhe janë subjekte që treguan dhe dëshmuan një strukturë jo të qëndrueshme të këtyre partive sepse humbjen e përjetuan shumë rëndë, siç duket nuk janë në gjendje të konsolidojnë rradhët pas këtyre humbjeve parlamentare dhe tash dëshirojnë të kthejnë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm në çështje që janë të tejkaluara, në çështje ose obsione të vjetra që këtu në Maqedoni nuk mund të gjejnë vend. Pra ju mendoni se në Maqedoni opinioni nuk i përkrah pikëpamje të tilla.

Mendoj se opinioni nuk është i informuar burimisht sepse edhe Partia Demokratike Shqiptare shpalljen e moratoriumit që e bëri në kuvendin e saj të fundit, nuk e arsyetoi as para delegatëve të vet në mënyrë të gjerë, por e la atë ta bëj në një tubim të ardhshëm , kështu që përveç asaj që mundesh të dëgjohej ose që është shkruar në media, shkaku i daljes me këtë obsion është në faktin se lideri i asaj partie ka rënë ndesh me programin që para disa kohe e ka hartuar vetë. Kjo nuk është arsye që të shpallet një moratorium në një parti për shkak se kundërshtari ka ardhë në kundërshtim me atë program. Në qoftë se kryetari ka ardhur në kundërshtim atëherë ai duhet të dalë me obsionin e ri, e nëse ai obsion i pranohet atëherë partia duhet të vazhdojë. Pra arsyet për shpalljen e moratoriumit të partisë janë paksa paradoksale.

Zoti Latifi, Arbër Xhaferri dhe Lubço Georgevski ishin nënshkruesit kryesor të marrëveshjes së Ohrit e cila ngrihet mbi parimin e funksionimit të një shteti shumëetnik. Çdo të ndodhë me këtë marrëveshje? A mund të funksionojë ajo pa mbështetjen e tyre?

Veton Latifi: Mendoj se zhvillimet e fundit sollën në pikëpyetje deri në një masë marrëveshjen paqësore të Ohrit pasi që me heqjen dorë nga marrëveshja e Ohrit nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare si mbështetëse kryesore gjatë bisedimeve paqësore të 200, tani implementi i marrëveshjes dhe mbarë proçesi i avancimit të statusit të shqiptarëve, qoftë pra suksesi apo dështimi i këtij procesi i mbetet vetëm qeverisë pra Lidhjes Demokratike të Maqedonisë dhe BDIsë së Ali Ahmetit, pra këtu pa përfshirë opozitën.

Ka edhe një element që për momentin e bën kompleks situatën. Nga katër nënshkruesit kryesor ka mbetur vetëm një parti, LSDMja e kryeministrit aktual Branko Cervenkovski, pasi PDSHja e hodhi poshtë këtë marrëveshje me këto zhvillimet e fundit, unë ashtu e kuptoj, si dhe VMRO-DPMNeja e ish kryeministrit Gjeorgjevski, ndërkohë që PPDja tanimë është një parti minore krahasuar me kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kurse shumica e anëtarëve të kësaj partie kanë aderuar në radhët e BDIsë, kurse BDIja e Ali Ahmetit edhe pse fitoi shumicën e votave të shqiptarëve vitin e kaluar nuk ka qenë nënshkruese formale e marrëveshjes së Ohrit.

Konsekuencat mund të jenë nga më të ndryshmet mendoj, por ajo që është më e zakonshme kjo popullatë mund të pranojë ndonjëherë obsionet radikale kur proceset janë në fazë të zvarritjes apo në rrjedhim e sipër. Pra të gjitha këto propozime i mendoj si një hapje të një debati por jo si kërkesa përfundimtare. Desha të shtoja diçka për proçeset multietnike. Nuk mund të thuhet se u dëshmua ndonjë rregull apo doktrinë në Ballkan se a mundet apo jo të funksionojnë konceptet multietnike në Ballkan pasi që të gjitha njësitë apo shtetet duhet ti trajtojnë në mënyrë specifike këto hapësira, ashtu siç u treguan si vështirë për funksionim edhe konceptet multietnike nga ana tjetër në Ballkan dhe në shumë rajone të botës që janë treguar të vështira për funksionim edhe shtetet monoetnike sidomos në rajone me konteste të plota tradicionale siç është rasti në këtë hapësirë. Propozimin e ish kryeministrit maqedonas Gjeorgjevski duhen parë në dy prizma mendoj; ka përfunduar koha kur një parti maqedonase u ofron shqiptarëve modele të gatshme se si duhet të zgjidhet çështja shqiptare dhe nga ana tjetër, ana tjetër e medaljes, kjo ofertë nuk duhet shikuar si e brishtë dhe jo serioze pasi që nuk vjen nga pala shqiptare por vjen nga pala maqedonase. Pa marrë parasysh se Gjeorgjevski e propozoi këtë për qëllime të marketingut politik apo në faza emocionale kur lidershipi i tij mund të jetë duke perënduar, ai është ende lideri i partisë më të madhe maqedonase në opozitë dhe në këtë moment ai prezanton partinë e tij.

Po ndoshta debati do të ishte mirë për të sqaruar disa gjëra që kanë mbetur më parë pa sqaruar?

Veton Latifi: Thashë se nuk duhen kuptuar këto si kërkesa përfundimtare të një partie apo të një bashkësie etnike, por si një hapje debati pasi që iniciativën e idesë për konceptin multietnik në Maqedoni unë nuk e shoh si një kërkesë mbarë shqiptare por si një propozim që gjatë periudhës së ardhshme hap një debat në mesin e vetë shqiptarëve në Maqedoni, debat që do të rezultojë me një kërkesë konkrete shqiptare. Ky debat që po hapet, më mirë se vetë iniciatorët e këtij koncepti apo kundërshtuesit e tij do të tregojë se çfarë shqiptarët synojnë për momentin në Maqedoni. Pra i duhet dhënë kohë diskutimeve, propozimeve, debatit, sikurse edhe procesit politik institucional në Maqedoni dhe për të parë se si do të zhvillohen proceset.

Zoti Fejziu, meqënë se bashkësia ndërkombëtare është në favor të shteteve shumëetnike, a mendoni se si zoti Xhaferri edhe ish kryeministri Gjeorgjevski do ta kenë të vështirë të gjejnë përkrahje në bashkësinë ndërkombëtare për idenë e tyre?

Milaim Fejziu: Kjo ide ka qënë objekt trajtimi si në qarqet e brendëshme ashtu edhe ato ndërkombëtare. Mendoj se janë dhënë sinjale shumë të qarta se këto obsione ose këto projekte për shtete monoetnike, i takojnë kohës së shkuar, prandaj bashkësia ndërkombëtare tani do të duhet të përforcojë ose të inkurajojë subjektet qeveritare që të kryet procedura e implementimit të marrëveshjes kornizë së Ohrit. Në fakt të fillojë të funksionojë kushtetuta e ndryshuar në bazë të kësaj marrëveshjeje. Opinioni i brendshëm, pra spektri politik maqedonas dhe shqiptar këtu do të taktizojnë për shkaqe të ndryshme. Do të ketë edhe ndoshta një heshtje për një kohë derisa të sqarohen disa dilema që lënë protagonistët e këtyre projekteve sepse vetë VMRO-DPMNEja dhe lideri i saj është në kundërshtim me konceptet që i kishte gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit dhe sot e njëjta gjë vlen edhe për PDSHnë. Nëse këto ide ose këto projekte kanë qenë në kokat e tyre atëherë pse pritën pas një viti ti aktualizojnë. Atëherë kanë mundur në tavolinën e Ohrit, ti trajtonin këto ide dhe tu jepej fund. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare është e fokusuar në implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, sepse ajo nuk është thjesht një marrëveshje por një projekt strategjiko-politik për të ardhmen e Maqedonisë. Ajo e përcakton Maqedoninë si shoqëri multietnike dhe si shtet të përbërë nga dy etnitete të mëdhaja dhe me të drejta të barabarta. Mendoj se modeli që ofron marrëveshja e Ohrit dhe më në fund kushtetuta e ndryshuar i hap një perspektivë që popujt të jetojnë të barabartë. Pra pavarësisht nga numri i tyre, të mund të ndërtojnë një ardhmëri më të mirë sesa deri tani. Megjithatë nuk duhet harruar se forcat kundërshtuese nga pala maqedonase do të tentojnë edhe në të ardhmen që ti largohen implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit.

Në rast se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nuk çohet deri në fund, cila është alternativa për shoqërinë maqedonase, një Qipro e re?

Veton Latifi: Nuk do të thoja se ende ka ndonjë kërkesë përfundimtare nga ana e shqiptarëve këtu në Maqedoni, e nuk them a është kjo ndonjë kërkesë për protektorat ndërkombëtar apo ndonjë kërkesë për një Qipro të re. Jo pse statusi apo mënyra e funksionimit të Qipros u tregua, por se thashë pak më parë se duhet dhënë kohë diskutimeve, propozimeve dhe debateve dhe nuk duhet të jetë i ngutshëm një vlerësim përfudimtar në këtë moment se çfarë kërkohet pasi nuk ka ardhur koha për një kërkesë përfundimtare.

///rd//

XS
SM
MD
LG