Lidhje

Një metodë e re për heqjen e tumoreve fibroide pa operacion - 2003-04-22


Fibromiomat trajtoheshin më parë me ndërhyrje kirurgjikale, që kërkon një periudhë të gjatë përmirësimi dhe nuk e shmang plotësisht kancerin. Mjekët duket se kanë zbuluar tani një metodë të re për kurimin e tumoreve fibroidë, rezultatet e së cilës sipas tyre janë janë çudibërëse.

Lisa Malone Butwell iu nënshtra para disa vitesh procedurës klasike me operacion për heqjen e tumorëve fibroidë. Por edhe pas operacionit, shpesh tumoret përsëriten. Në vitin 1984 ju nënshtrua operacionit të histerektomisë, por tumoret ju përsëritën.

Tani Lisa po i nënshtrohet një procedure të re, të quajtur “embolizimi i fibroideve të uterusit”. Mjekët thonë se kjo ndërhyrje i eliminon përgjithmonë me sukses shumicën e tumoreve firbroidë. Me metodën e re, të embolizimit fibroid, pacienti nuk i nënshtrohet më operacionit, procedura zhvillohet pa anestezi të përgjithshme dhe pacienti nuk ka nevojë të qëndrojë për një kohë të gjatë në spital.

Mjeku Rikard Rid thotë se në arteriet që ndodhen në secilën anë të uterusit, me majën e katodës futen pjesëza që bllokojë rrjedhjen e gjakut. Duke ndërprerë furnizimin me gjak të tumoreve, ato gradualisht eliminohen.

Mjekët thonë se avantazhi më i madh i metodës së re është se tumoret nuk zhvillohen më, vetëm në rastet kur ato furnizohen me gjak jo nëpërmjet të uterusit, por nëpërmjet burimeve të tjera. Kjo ndodh vetëm në disa raste të rralla.

Me metodën e re pacientët kthehen në shtëpi ditën që bëhet ndërhyrja dhe ata nuk i nënshtrohen periudhës së gjatë pre 6-12 javësh të rikuperimit pas operacionit.

NJE VETI E RE E VITAMINAVE

Çdo vit në Amerikën e Veriut, rreth 600 fëmijë, nën moshën 5 vjeçare preken nga një lloj kanceri nervor, i quajtur NeuroBlastoma, që përhapet me shpejtësi. Por dy studime të fundit, një i bërë këtu në Amerikë dhe tjetri në Kanda, japin shpresë për këta fëmijë. Dhe kura janë vitaminat.

Christopher Succee u prek nga kanceri, që kur ishte dy vjeç e gjysëm. I ati thotë se fillimisht, vunë re se i biri kishte probleme në ecje dhe se nuk kishte orkes. Më vonë, djali filloi të ankohet nga dhimbja e kurrizit. Ata ju drejtuan për ndihmë mjekëve. Diagnoza: Neuroblastoma, një lloj kanceri i sistemit nervor që fillon që tek embrioni i fëmijës, një sëmundje, e cila kur shfaqet, mund të përhapet me shpejtësi.

Mjekë thonë se tumori përhapet, duke kapur edhe gjëndrat limfatike, kafkën dhe kockat, ai depërton deri në palcën kurrizore. Mjeku Alberto Pappo thotë se vetëm 2 deri 4 në çdo 10 fëmijë mund të shpëtojnë nga ky lloj kanceri.

Por, kohët e fundit, mjekët kanë zbuluar një mënyrë të re për parandalimin e këtij kanceri, nëpërmjet kurës me vitamina.

Gjashtë vjet më parë, qeveria kanadeze vendosi t’i shtojë përbërjes së miellit acid folik, për parandalimin e spina bifada, një prej difekteve të rëndomta gjatë lindjeve.

Shkencëtarët tani mendojnë se përbërja e acidit folic në miell jo vetëm që parandaloi këtë difekt të lindjes, por i pakësoi dy herë, edhe rastet e neuroblastomës.

Edhe shkencëtarët amerikanë kryen një studim të ngjashëm, ku u përfshinë 1 mijë gra, gjysma e të cilave kishin fëmijët të prekur nga neuroblastoma. Fëmijët e grave që ju dha multivitaminë para dhe gjatë periudhës së shtatzanisë, nuk ishin prekur nga sëmundja.

Mjekët thonë se nga studimet doli se rreziku mund të ulej me 30-40 për qind, në se nënave u jepej multivitamina që pak para periudhës së shtatzanisë.

Acidi folik është një prej elementëve përbërës të çdo multi-vitamine. Për prindërit e Kristoferit, ideja e vazhdimit të studimeve në këtë fushë, i bën oprimistë. Prindërit u kthyen në spital për të parë rezultatet e disa muaj kemioterapie, rrezatimi dhe transplantimi të palcës kurrizore. Lajmet janë të mira. Analiza e biopsisë doli negative.

Babai i Kristoferiot thotë se mezi e pret ditën kur ta shohë përsëri Kristoforin të vrapojë me patina, apo të luajë me shokët, të martohet dhe të ketë një jetë të lumtur, si gjithë të tjerët.// lk //

XS
SM
MD
LG