Lidhje

Përfaqësuesit irakianë do të takohen përsëri - 2003-04-22


Zyrtarët amerikanë thonë se përfaqësuesit irakianë do të takohen të shtunën në Bagdat për bisedime të mëtejshme lidhur me formimin e një verie të pasluftës.

Zyrtarët në Komandën Qendrore amerikane thonë se takimi do të jetë një vazhdim i mbledhjes së zhvilluar javën e kaluar në qytetin irakian të Nasirisë.

Grupi kryesor shiit i Irakut e bojkotoi takimin ku morën pjesë rreth 80 irakianë që përfaqësonin myslimanë shiitë dhe sunitë, kurdë, radikalë dhe irakianë që më parë jetonin jashtë vendit. Pjesmarrësit bënë një deklaratë ku thuhej se çdo qeveri e re irakiane që do të krijohej duhet të jetë demokratike dhe të përfshijë të gjitha grupet etnike dhe fetare.

Një zyrtar i lartë kurd tha sot se grupi i tij e mbështet idenë për të qenë pjesë e një shteti irakian. Jalal Tabani, i cili kryeson Bashkimin Patriotikn të Kurdistanit, thotë se kurdët besojnë se ata kanë të drejtën e vetvendosjes por tani për tani dëshirojnë të punojnë brenda suazës irakiane.

Ndërkohë, Komanda Qendrore amerikane konfirmoi se edhe dy nga zyrtarët më të kërkuar irakianë janë tani në duart e forcave të koalicionit.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore, gjenerali Vincet Bruks, tha se forcat e koalicionit po mbajnë një nga dhëndrit e Sdam Huseinit dhe ish kryeministrin Muhamed Hamza al-Zubaidi. //ii

XS
SM
MD
LG