Lidhje

Mijëra ushtarë amerikanë hynë në qytetin e tensionuar të Mosulit - 2003-04-23


Mijëra ushtarë amerikanë hynë në qytetin e tensionuar të Mosulit në Irakun verior.

Ushtarët amerikanë patrulluan rrugët e qytetit dje, duke krijuar një atmosferë relativisht të qetë për herë të parë që kur qyteti ra para gati 2 javësh.

Tanke dhe automjete luftarake amerikane ishin dislokuar afër aeroportit të Mosulit dhe helikopterët fluturonin mbi të. Ushtarët thanë se shumë prej banorëve të Mosulit i mirëpritën ata.

Komandantët e ushtrisë amerikane thonë se shumë irakianë nuk e kanë dëgjuar ende mesazhin se Sadam Huseini dhe regjimi i tij kanë marë fund dhe se forcat paraushtarake irakiane ka të gjarë të hapin zjarr kundër trupave amerikane. Zyrtarët thonë se përparësia e tyre është vendosja e masave të sigurimit në Mosul në mënyrë që të rivendoset qetësia.

Grupe rivale kurdësh, arabësh dhe turmenësh të armatosur rëndë, po përpiqen të marrin pushtetin në këtë qytet. Irakianët u përleshën me marinsat amerikanë në një manifestim anti-amerikan në Mosul javën e kaluar. Të paktën 7 irakianë u vranë. Marinsat dhe forcat speciale që mbrritën në qytet kur ai ra, po përgatiten të largohen.

Dje më parë, zyrtarët amerikanë njoftuan një takim tjetër të anëtarëve të opozitës së mëparshme irakiane në Bagdad për të formuar një qeveri të re.

Rreth 80 irakianë, duke përfshirë edhe suni, myslimanë shiitë dhe kurdë, morën pjesë në takimin e parë javën e kaluar në Nasirija.

Ata thonë se qeveria e re irakiane duhet të jetë demokratike dhe të përfshijë të gjitha grupet etnike dhe fetare.

//ze//

XS
SM
MD
LG