Lidhje

Garner: përpjekjet për ndërtimin e administratës civile në Irak po ecin mirë - 2003-04-23


Gjenerali amerikan në pension që koordinon punën për rindërtimin e Irakut të pasluftës tha se përpjekjet për ndërtimin e një administrate civile po ecin mirë.

Duke folur sot në një konferencë shtypi në qytetin verior të Irbilit, gjenerali në pension Jay Garner la të kuptohet se ai nuk ishte i shqetësuar për demonstratat e fundit anti-amerikane në Irakun jugor. Ai tha se demonstratat tregojnë se irakianët janë tani të lirë të shprehin mendimet e tyre.

Gjenerali Garner tha se është optimist se opinioni publik në Irak do të ndryshojë sapo atje të jetë vendosur plotësisht rendi dhe kur njerëzit në të gjithë vendin të marrin furnizimet bazë.

Gjenerali shtoi se situata e sigurisë në qytetin verior të Mosulit po përmirësohet që nga dita e djeshme kur trupat amerikane filluan patrullimet në rrugët e qytetit.

Gjenerali Garner zhvilloi bisedime me zotin Masud Barzani, udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kurdistanit, një nga dy grupet kryesore kurde që kontrollojnë Irakun verior.

Gjenerali arriti në Irbil me helikopter nga qyteti Sulejmaniya, ku dje zhvilloi bisedime me zotin Jalal Talabani, udhëheqës i partisë tjetër kryesore kurde, Bashkimi Patriotik i Kurdistanit.

Udhëheqësit kurdë i dhanë sigurime gjeneralit Garner se ata nuk do të hakmerren kundër arabëve në rajonet që kanë nën kontroll. Shumë kurdë thonë se kanë qenë dëbuar nga regjimi i Saddam Husseinit dhe se shtëpitë e tyre u ishin dhënë arabëve. //ii

XS
SM
MD
LG