Lidhje

Në Tetovë përfundon, pa ndonjë rezultat, takimi midis BDI dhe PDSH - 2003-04-23


Përfaqësuesit e Natos, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së thanë sot se idetë mbi ndarje etnike të Maqedonisë janë vetëm debate politike që nuk mund të shndërrohen në asgjë tjetër dhe që nuk do të ndikojnë mbi situatën e sigurisë. Zëdhënsit e NATO-s, OSBE-së dhe Bashkimit Evropian në Shkup theksuan në një konferencë të përbashkët shtypi se për bashkësinë ndërkombëtare nuk ka alternativa të tjera, përveç Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë, në Tetovë u takuan drejtuesit e partive Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, për të shqyrtuar qëndrimet e tyre dhe për bindur njëra tjetrën në lidhje me pikëpamjet e tyre për të ardhmen e Maqedonisë. Por, në takimin më se tre orësh midis drejtuesve të dy partive shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH, nuk pati ndonjë rezultat. Qëndrimet mbeten të njëjta ashtu siç ishin më parë, të kundërta, në lidhje me të ardhmen e Maqedonisë.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, tha se ka shprehur pikëpamjet e tij në takim dhe shpresën e tij për materializim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Besimin për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në këtë drejtim ai ua ka shprehur zotërinjve Arbën Xhaferi dhe Menduh Thaçi të PDSH-së, që janë shprehur që edhe më tej, të vazhdohet rruga drejt vënies në zbatim të kësaj marrëveshjeje. Do të përpiqemi, tha zoti Ahmeti, që edhe në të ardhmen këto biseda të vazhdojnë dhe të bindet PDSH në rezultatet që partia në pushtet, pra partia e tij, BDI, do të arrijë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Zoti Arbër Xhaferi nuk foli për gazetarët, megjithëse ishte i pranishëm në sallë, por nënkryetari i PDSH Menduh Thaçi, i cili konfirmoi qëndrimet diametralisht të kundërta midis dy partive, tha se takimi përbënte një përpjekje të përbashkët për aplikimin e një frymë të re në komunikimin midis forcave politike shqiptare:

Pritet që këto ditë të intensifikohen takimet me partitë politike dhe faktorët ndërkombëtarë në Shkup, për të bindur faktorët politikë që kanë idenë për ndarjen e vendit, se Marrëveshja e Ohrit është e vetmja rrugë që duhet ta ndjekin popujt e Maqedonisë dhe drejtuesit e poltikë të vendit. // lk //

XS
SM
MD
LG