Lidhje

Shkodra proteston për energji elektrike - 2003-04-24


Kur thuajse ishin harruar protestat e zakonshme, sot ne mesdite, disa qindra banore te Shkodres protestuan per rreth nje ore neper rrugen kryesore te qytetit me kerkesat per me shume energji elektrike,me shume rend e siguri si dhe per me shume investime dhe vende te reja pune.

Protesta u organizua nga dega vendore e PD dhe ne krye te saj ishin edhe drejtuesit e Bashkise,Qarkut dhe disa nga deputetet demokrate te Shkodres.Megjithse tubimi ishte paralajmeruar si nje proteste e heshtur,pjesmarresit here pas here hodhen edhe thirrje kunder qeverise dhe kryeministrit Nano.

Kryetari i Keshillit bashkiak te Shkodres, Anton Leka, tha gjate protestes se, prej kohesh mungesa e energjise elektrike vazhdon te demtoje gjithe jeten e qytetit te Shkodres, duke krijuar edhe probleme sociale per banoret .

"Spitale pa drita, rruge te pandriçuara, rritje te kriminalitetit, ambiente publike dhe shtepiake te papastruara-te gjitha keto vijne si pasoje e mungeses se energjise elektrike,pa llogaritur pasojat ne ekonomi, te cilat po shoqerohet me mbydhjen e reparteve dhe shtimin e te papuneve,hapjen e plageve sociale. Gjithçka pra eshte pasoje e mungeses se energjise elektrike. Ne po kerkojme ne menyre demokratike, dhe nuk do te reshtim se kerkuari po ne menyre demokratike, qe te kemi drita,natyrisht duke respektuar te gjithe detyrimet ligjore", tha zoti Leka.

Tre dite me pare,ministri energjitikes dhe drejtori i KESH-it u takuan ne prefekturen e Shkodre me perfaqesuesit e pushtetit vendor.Pas ketij takimi,ministri energjitikes deklaroi se Shkodra do te furnizohej me me shume energji elektrike,ne shkembim te rritjes se nivelit te pageses,nivel ky qe aktualisht eshte vetem 7 perqind.Por nje dite pas takimit,drejtuesit vendor te Shkodres shprehen mosbesim ndaj premtimeve te Ministrise se energjitikes dhe te KESH-it dhe u bene thirrje banoreve per te marre pjese ne nje proteste paqesore.

XS
SM
MD
LG