Lidhje

Presidenti Bush: ka të dhëna që tregojnë se Saddam Husseini ka vdekur. - 2003-04-25


Presidenti Bush thotë se ka të dhëna që tregojnë se ish udhëheqësi irakian Saddam Hussein ka vdekur.

Presidenti Bush tha dje në një intervistë se një agjent në terren, i cili ndihmoi për të bashkërenduar një goditje ajrore kundër udhëheqësit irakian në fillm të luftës, mendon se Saddami është vrarë ose të paktën është plagosur rëndë. Por, presidenti Bush theksoi se hetuesit duhet të mbledhin shumë prova para se të thonë me siguri se çfarë ka ndodhur.

Lidhur me armët irakiane të shkatërrimit në masë, Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara e dinë se Saddam Huseini kishte një program për armë të tilla, porshtoi se do të duhet kohë për t’i gjetur ato.

//rd//

XS
SM
MD
LG