Lidhje

Trajkovski para deputetëve - 2003-04-25


Pesidenti maqedonas Boris Trajkovski iu drejtua sot deputetëve në Parlament për të shpjeguar arësyet dhe motivet e tij në lidhje me faljen e dy zyrtarëve të lartë të agjensive të sigurimit, të akuzuar për çështjen e përgjimit të paligjshëm.

Zoti Trajkovski tha se mungojnë dëshmi kyçe në akuzat ndaj drejtoreshës së Agjenisë për Kundërzbulim, Dosta Dimovska. Ai la të kuptohej se afera e përgjimit të vitit 2001 nuk ishte e para e këtij lloji dhe se që nga pavarësia e saj Maqedonia ka përjetuar disa raste të këtilla dhe se shumica e tyre ndodhen nëpër arkivat e shtetit.

Presidenti maqedonas tha se ka nxjerrë një përfundim logjik se akti i persekutimit mbështetet mbi argumente politike dhe jo ligjore, që sipas tij do të diskreditonin, dobësonin dhe zbulonin sistemin e sigurisë, në mënyrë që të dëmtohej funksionimi i tij dhe të pamundësohej mbrojtja e shtetit. Zoti Trajkovski e vlerësoi rolin e zonjës Dimovska gjatë krizave dhe konflikteve të viteve të fundit në Kosovë dhe Maqedoni, duke thënë se ajo e kryen punën e saj me vetëdije dhe e përgjegjësi të madhe.

//rd//

XS
SM
MD
LG