Lidhje

Nuk shënohet përparim në bisedimet me Korenë e Veriut - 2003-04-25


Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Veriut dhe Kinës përfunduan bisedimet në Pekin, pa shenja se është bërë përparim drejt zbutjes së krizës lidhur me programin bërthamor të Phenianit.

Zyrtarët kinezë thanë se bisedimet përfunduan me një shtrëngim duarsh dhe me premtimin për të vazhduar përpjekjet diplomatike. Megjithatë, nuk u caktua ndonjë datë për raundin e ardhshëm të bisedimeve. Dje, pas përfundimit të bisedimeve të Pekinit, kreu i delegacionit amerikan, Ndihmës-sekrertari i shtetit, James Kelly, u nis për në Seul.

Në një deklaratë të koresë së veriut thuhet se delegatët koreanoveriorë ofruan një propozim të ri e të guximshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes. Mirëpo, në deklaratë nuk jepeshin hollësi rreth propozimit. Në deklaratën e Koresë së Veriut nuk përmendej raporti i zyrtarëve amerikanë në Washington se Pheniani kishte pranuar se zotëron armë bërthamore. Presidenti Bush e ka cilësuar këtë si një lojë të vjetër shantazhi.

//rd//

XS
SM
MD
LG