Lidhje

Pekini vendos postblloqe në dy qytete kryesore për të vizituar njerëzit me SARS - 2003-04-25


Zyrtarët kinezë kanë vendosur postblloqe përreth dy qyteteve kryesore për të vizituar njerëzit për Sindromën Akute të Rrugëve të Frymëmarrjes. Banorët thonë se sot në disa rrugë të Pekinit dhe Shangait po ndaloheshin automjetet.

Kontrollet mjekësore bënin pjesë në masat e jashtëzakonshme që po marrin zyrtarët e qeverisë për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Në Pekin, një spital tjetër u mbyll dhe zyrtarët thanë se afro 5 mijë njerëz që dyshohet të kenë SARS po izoloheshin në shtëpitë e tyre, ose në spitale.

Në Taivan, zyrtarët ndaluan përkohësisht dhënien e vizave për udhëtarë nga Hong Kongu dhe zona të Kinës, përfshirë Pekinin.

//rd//

XS
SM
MD
LG